Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Sh.T. Petrit Malaj, zhvilloi një takim me Drejtoren e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Dr. Blerina Rugova Gaxha, ku shoqërohej nga Konsulli Françesk Fusha.
Në fokus të bisedës ishte forcimi i bashkëpunimit institucional Shqipëri–Kosovë për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta kulturore dhe akademike, me synim promovimin dhe lartësimin e kontributit të figurave tona kombëtare në historinë dhe identitetin shqiptar.
Takimi rikonfirmoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kombëtare dhe kulturore, edhe përmes materialeve bibliotekare.


