Në përfundim të vizitës zyrtare në Republikën e Kosovës, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Sh.T. Z. Ferit Hoxha, zhvilloi një vizitë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë.
Gjatë takimit, Ministri Hoxha u takua me stafin diplomatik të Ambasadës, vlerësoi angazhimin dhe punën e tyre, si dhe theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe koordinimit institucional ndërmjet dy vendeve tona.
Ambasadori Petrit Malaj e falënderoi Ministrin Hoxha për vizitën në Përfaqësi dhe theksoi se Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë mbetet plotësisht e angazhuar në avancimin e marrëdhënieve bilaterale Shqipëri–Kosovë, si dhe në mbështetjen e perspektivës euroatlantike të Republikës së Kosovës.



