Më datë 22-24 tetor 2025, Ambasadori i RSh-së rezident në Shtetin e Kuvajtit dhe jo-rezident në Republikën e Irakut zhvilloi një vizitë zyrtare në Irak, ku u takua me:
1. Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Irakut SH.T.Z Mahmoud Al-Mashhadani.
2. Ministrin e Brendshëm të Republikës së Irakut SH.T.Z Abdul Amir Al-Shammari.
3. Zv. Drejtorin e Protokollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Irakut, Znj. Zeenah Yousef.
4. Z. Saad Alnuamy. Ceo i Kompanisë Ababeel Alsaad, i interesuar për investime në Shqipëri në fushën e automjeteve të luksit dhe të blinduara.
5. Z. Hayder Sultan, CEO at Masar Al Teqania for Industrial Automation and High. I interesuar për projekte në fushën e teknologjisë.
6. Z. Mohsin Alhamid, Pronar i Alasriya Group në Irak. I interesuar të investojë në Shqipëri në fushën e hotelerisë.
7. Z. Rajeh Alshemri, Kryetari i Këshillit Bashkiak të qytetit të Babilonisë, Irak.
8. Takime me kompani të tjera private dhe agjenci turistike për promovimin e mundësive që ofron vendi ynë në fushën e investimeve dhe turizmit.
Falenderojmë Shtetin e Irakut për mikpritjen, organizimin e takimeve në kohë rekord dhe mbetemi në komunikim për bashkëpunime në të ardhmen e afërt.



