Gjatë Konferencë së Ambasadorëve ministri Hasani tha: ”I lumtur që, pas tetë vitesh, rikthejmë Konferencën e Ambasadorëve.
Gjatë tre ditëve të ardhshme, do të reflektojmë mbi sfidat dhe mundësitë e diplomacisë shqiptare, si dhe strategjitë tona mbi sigurinë, gjeopolitikën e rajonit, ekonominë, turizmin, kulturën, dhe prioritetin tonë kryesor: integrimin në Bashkimin Europian.
Kjo konferencë vjen në një moment kyç – jo vetëm për shkak të angazhimeve gjithnjë e më të rëndësishme të diplomacisë shqiptare – por edhe ndërsa ndërmarrim hapa konkretë për një shërbim të jashtëm gjithnjë më modern e dinjitoz, përfshirë një Ligj të ri për shërbimin e jashtëm dhe ringritjen e Akademisë Diplomatike.
Falenderoj Kryeministrin Edi Rama, për përkushtimin e tij ndaj politikës sonë të jashtme, si dhe të ftuarën e nderit në sesionin e hapjes së Konferencës, homologen sllovene Tanja Fajon, një mike e vendit tonë dhe mbështetëse e fortë e integrimit evropian të Shqipërisë dhe rajonit.”