Takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Fondit Kuvajtjan për Zhvillim

Më datë 26.11.2017, Ambasadori Saimir Bala, u prit në një takim nga Drejtori e Përgjithshëm e Fondit kuvajtian për Zhvillim, z. Abdulwahab A.Al Bader.
Z. Al Bader, ndër të tjera, duke folur për projektet e Fondit Kuvajtian për Zhvillim në vendin tonë, tha në veçanti se për projektin e Rrugës së Lumit të Vlorës po bashkëpunojmë ngushtë me Fondin e Zhvillimit Shqiptar për të përmbyllur proçedurat e nevojshme për projektin në fjalë, i cili financohet nga Fondi në 41 mln USD. Ka filluar puna me lotin e parë 20 km dhe po vijohet me lotin e dytë 27 km. Më pas, ai tha se së shpejti do të njoftojë palën tonë në zgjidhjen edhe të disa çështjeve teknike që lidhen më supervizimin. Në fund, z. Al Bader u shpreh i gatshëm për të biseduar në të ardhmen me palën tonë edhe për projekte të tjera.

Postal Address

Embasy of Albania
Salam Area, Block 7 Street 717
Villa 4, P.O.Box. 3090
Safat -13031, State of Kuwait

Tel / Fax

Tel: +965 2524 0627
Fax: +965 2524 0628
Nr. i emergjences: +96594048219

E-MAIL


embassy.kuwait@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Sunday - Thursday
08:00 - 16:00