Marrëdheniet dypalëshe

Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shetit të Kuvajtit u vendosën më 08.08.1968, por janë intensifikuar sidomos në fillim të viteve ‘90 e në vazhdim.      
Të dy vendet përfaqësohen me ambasada rezidente. Ambasada shqiptare në Kuvajt është hapur zyrtarisht në tetor 2010 ndërsa e Kuvajtit në Tiranë është hapur në shtator 2011.                                          
Shqipëria mbështeti ndërhyrjen ushtarake të koalicionit të udhëhequr nga SHBA në fillim të vitit 1991 që solli çlirimin e Kuvajtit nga pushtimi irakian.                                                              
Kuvajti ka mbështetur shumë projekte në Shqipëri si në aspektin humanitar ashtu edhe projekte në zhvillim. Një sërë projekteh në veçanti në infrastrukturë janë financuar në Shqipëri nga Fondi Kuvajtjan për Zhvillim (Kuwait Fund for Arab Economic Development) me kredi të buta. Po ashtu vlen të përmenden investimet e Al-Kharafi Group në Shqipëri në mesin e  viteve 90. Midis dy vendeve janë zhvilluar edhe takime me funksionarë të lartë politikë, grupe të interesit e të biznesit kuvajtian etj. Është promovuar Shqipëria si destinacion tërheqës për investimet e huaja, si dhe për turistët. Në të gjitha nivelet ekziston një klimë pozitive dhe e favorshme përsa i përket mundësisë së investimit në Shqipëri.
Shqipëria i ka dhënë mbështetje vazhdimisht Kuvajtit në organizatat ndërkombëtare.  
Dialogu politik ka qenë i vazhdueshëm mes dy vendeve në një frymë shumë miqësore. Ka pasur shkëmbime të rregullta vizitash zyrtare mes dy vendeve ku mund të përmenden nga pala shqiptare: vizita e Kryeministrit Rama në nëntor 2014, e ishKryetarit të Kuvendit Meta në qershor 2014, e ishPresidentit Topi në maj 2012 si dhe nga pala kuvajtjane, vizita e ishKryetarit të Parlamentit Al-Kharafi në tetor 2011 ku Kuvajti njohu Republikën e Kosovës, e ishKryeministrit të Kuvajtit Sheikh Nasser Mohammed Al-Ahmad Al Jaber Al Sabah në dhjetor 2007, etj.  
Mes dy vendeve janë nënshkruar dhe kanë hyrë në fuqi shumë marrëveshje dypalëshe si ato për heqjen e taksimit të dyfishtë, për mbrojtjen e investimeve, në fushën e shëndetësisë, transportit ajror, mbrojtjen e mjedisit, heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit. Kujtojmë gjithashtu se në janar 2015, qeveria shqiptare mori vendim për heqjen e regjimit të vizave me Kuvajtin, vendim që ka hyrë në fuqi në shkurt të 2015.
 
Marrëveshjet e nënshkruara Shqipëri-Kuvajt:
1. Memorandum Mirëkuptimi mbi zhvillimin e konsultimeve dypalëshe ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Kuvajtit, nënshkruar më 12.12.2007, hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.
2.    Marrëveshje për Krijimin e Komitetit të përbashkët të bashkëpunimit midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Kuvajtit, nënshkruar më 12.12.2007, hyrë në fuqi më 20.7.2012.
3.   Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Kuvajtit për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Teknik, nënshkruar më 12.12.2007, hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.
4.   Marrëveshje për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës e Shqipërisë dhe Qeverisë së Kuvajtit, nënshkruar më 12.12.2007, hyrë në fuqi më 14.05.2013.
5.    Marrëveshje mbi bashkëpunimin në fushën e turizmit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës e Shqipërisë dhe Qeverisë së Kuvajtit, nënshkruar më 12.12.2007, hyrë në fuqi më datë 7.03.2009.
6.    Marrëveshje mbi bashkëpunimin kulturor dhe artistik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Kuvajtit, nënshkruar më 12.12.2007.
7.    Memorandumi  i Mirëkuptimit për transportin ajror ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Kuvajtit, nënshkruar më 4.04.2010, hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.
8.    Konventa ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Kuvajtit, për shmangiet e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin, nënshkruar më 4.04.2010, hyrë në fuqi më 24.6.2013.
9. Marrëveshje mbi bashkëpunimin ligjor dhe gjyqësor në çështjet penale ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Kuvajtit, nënshkruar më 14.3.2011, hyrë në fuqi 11 shtator 2013.
10.  Marrëveshja për shërbimin ajror ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Kuvajtit, nënshkruar më 8.4.2013, hyrë në fuqi 01.08. 2014.
11.  Marrëveshja për financimin e restaurimit të qendrës së Tiranës, grant prej 5 milion Euro, janar 2008, marrëveshje e nënshkruar nga Bashkia e Tiranës.
12.   Protokolli i bashkëpunimit ndërmjet Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë me Kuvajtin, marrëveshje e padepozituar në arkivin e MPJ-së sepse nuk ka subjekte shtetet, qeveritë apo ministritë.
13.  Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet dy qeverive për bashkëpunimin në fushat e mbrojtjes së mjedisit, ruajtjes së resurseve natyrore dhe zhvillimit të qëndrueshëm, nënshkruar në Kuvajt më 19.11.2014.
14.   Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet dy qeverive për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë nënshkruar në Kuvajt më 19.11.2014, hyrë në fuqi më datë 17.11. 2016.
15.   Marrëveshje ndërmjet dy qeverive për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, speciale dhe të shërbimit, nënshkruar më 19.11.2014 në Kuvajt, hyrë në fuqi 02 shkurt 2015.
16.  Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet dy qeverive për bashkëpunim në fushën e zhvillimit të eksporteve industriale nënshkruar më 19.11.2014 në Kuvajt, hyrë nu fuqi më datë 28.07.2015.
17.   Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet ATSH-së dhe KUNA-s, nënshkruar në Kuvajt më 12.10.2014.
18.   Memoradum Mirëkuptimi ndërmjet dy qeverive në fushën e bujqësisë, nënshkruar më 24.03.2016 në Tiranë.
19.  Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Kontrollit të lartë të Shtetit të RSh dhe Byrosë Shtetërore të Auditit së Kuvajtit, (kalendar i aktiviteteve për periudhën 2017-2021), nëshkruar më 06.03.2017, në Tiranë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Salam Area, Block 7 Street 717
Villa 4, P.O.Box. 3090
Safat-13031, Shteti i Kuvajtit

Tel / Fax

Tel: +965 2524 0627
Fax: +965 2524 0628
Nr. i emergjences: +96594048219

E-MAIL


embassy.kuwait@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
08:00 - 16:00