Më 14–15 qershor 2026, Komisionerja e Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, znj. Lefterije Lleshi (Luzi), zhvilloi një vizitë zyrtare në Mal të Zi, me fokus forcimin e bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e administrimit të burimeve njerëzore dhe shërbimit civil.
Gjatë vizitës u zhvilluan takime me Drejtorin e Administratës për Burime Njerëzore, z. Agron Camaj, si dhe me Ministrin e Administratës së Malit të Zi, z. Marash Dukaj. Delegacioni zhvilloi gjithashtu një vizitë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi.
Takimet u përqendruan në njohjen me reformat dhe praktikat e administratës publike malazeze, si dhe në identifikimin e fushave të reja për bashkëpunim ndërmjet institucioneve homologe.
Një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve institucionale dhe shkëmbimit të eksperiencave mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.


