Herceg Novi, 12–14 tetor 2026 – Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkeleda Muçi, mori pjesë në Western Balkans Digital Summit 2026, të zhvilluar në Herceg Novi, Mal i Zi, nga data 12 deri më 14 tetor.
Samiti mblodhi përfaqësues të rajonit për të diskutuar mbi zhvillimet në fushën e transformimit digjital, teknologjisë dhe inovacionit, duke shërbyer si një platformë për forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit rajonal, si dhe për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në këto fusha.
Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Zhaklina Peto.




