Ambasadorja e Shqipërisë në Mal të Zi, Zhaklina Peto, priti në takim bashkëpresidenten e American Balkan Chamber of Commerce, Nevila Dudaj, me të cilën diskutoi mbi mundësitë për forcimin e bashkëpunimit me bizneset shqiptare dhe promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik.
Gjatë takimit u vlerësua veçanërisht puna për hartimin e paketave turistike për Shqipërinë, përmes angazhimit të Adriatik Tour LLC, me synim promovimin e tyre në tregun amerikan dhe në diasporën shqiptare.
Ambasadorja Peto dhe znj. Dudaj diskutuan gjithashtu pë r mundësi të reja bashkëpunimi dhe iniciativa konkrete në mbështetje të lidhjeve ekonomike, biznesit dhe promovimit të Shqipërisë.


