Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, znj. Zhaklina Peto, zhvilloi një takim me Ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, z. Danilo Šaranović, ku në fokus të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe menaxhimit të kufirit.
Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve shqiptare dhe malazeze, veçanërisht për çështjet që lidhen me sigurinë kufitare, menaxhimin e flukseve në pikat e kalimit kufitar dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet autoriteteve përkatëse.
Bashkëpunimi në menaxhimin e kufirit përbën një element të rëndësishëm të marrëdhënieve Shqipëri–Mal i Zi, në kushtet e rritjes së lëvizjeve ndërkufitare dhe nevojës për procedura sa më efikase e të sigurta për qytetarët e të dy vendeve.



