Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Zhaklina Peto, priti në takim autorin dhe botuesin Fatmir Toçi dhe Irena Toçin. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, me fokus te kultura dhe letërsia.
Gjatë takimit u prezantua edhe botimi “Arbëreshët – Shqiptarët e Italisë”, me autor Fatmir Toçin, një vepër që sjell në vëmendje historinë, kulturën, traditat dhe trashëgiminë e komunitetit arbëresh në Itali. Libri përbën një kontribut të rëndësishëm në promovimin dhe ruajtjen e vlerave të identitetit shqiptar.






