Aktivitet kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

Në 27.02.2020 në Center Ville, Ambasada e Shqipërisë në Podgoricë organizoi aktivitetin kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Ky emërtim është përzgjedhur nga UNESCO në nderim të gjakut të derdhur nga studentët në Bangladesh, në përplasje me policinë, në 21 shkurt 1952. Ata kërkuan mbrojtjen e gjuhës amtare, atë bengale, për t'i dhënë statusin e njërës prej gjuhëve zyrtare në vend. Që nga viti 2000 aktiviteti kushtuar gjuhëve amtare zhvillohet anëembanë botës në mënyrë të përvitshme me një tematikë të caktuar.
Gjuha shqipe është skalitur nga pena, pushka dhe gjaku i patriotëve shqiptarë në emër të dashurisë për shqiptarizmën. Për rrugëtimin e saj që nga kohërat e Mesjetës, prof. Pëllumb Xhufi solli fakte interesante, që dëshmonin përhapjen e kësaj gjuhe gjerësisht në trevat e Ballkanit. Prof. Dr.Seit Mansaku vuri në dukje veçoritë dhe origjinalitetin e shqipes në kuadër të gjuhëve indoevropiane, ndërsa Dr.Haxhi Shabani dhe Nikollë Berishaj u ndalën tek pozita dhe sfidat e statusit, lëvrimit e mësimit të gjuhës shqipe në Malin e Zi.
Në fjalën hyrëse, Ambasadori i RSH-së në MZ, Ridi Kurtezi, ndër të tjera, shprehu mirënjohjen për Gjyste Kalajn, këtë kontribuese pamëdyshje të përhapjes së kulturës shqiptare dhe bashkëautore në organizimin e aktivitetit tonë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Bulevar Dzordza Vashingtona br.98
Capital Plaza, 81000 Podgorica Montenegro

Tel / Fax

Tel: +38220671772
Fax: +38220671772
Emergjencat: +382 67 288 757

E-MAIL

embassy.podgorica@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00