
Në vijim të takimeve me ministrat e kabinetit qeveritar në Podgoricë, Ambasadori Ridi Kurtezi ka zhvilluar në datën 21 nëntor 2018 takime të veçanta me Ministrin e Transportit, z. Osman Nurkoviq dhe Ministrin e Turizmit dhe Zhvillimit, z. Pavle Raduloviq. Takimet kanë patur karakter njohës dhe gjatë tyre është diskutuar lidhur me çështje të bashkëpunimit dypalësh.