KALIMI I PRESIDENCËS SË GRUPIT TË VISHEGRADIT NGA ÇEKIA TEK POLONIA

Më datën 22 korrik 2016, në ambientet e Qendrës “EU INFO”, Ambasadorja e Polonisë në Mal të Zi, znj. Irena Tatarzynska, në prani të ambasadorëve të Çekisë, Hungarisë dhe Sllovakisë, zhvilloi ceremoninë e kalimit të Presidencës së Grupit të Vishegradit nga Çekia tek Polonia si dhe bëri një prezantim përmbledhës të çështjeve ku do të fokusohet Presidenca polake në periudhën 1. Korrik 2016-30. Qershor 2017. Ajo do të konsistojë në:

• Bashkëpunimin mbi bazën e vlerave dhe interes...ave të përbashkëta, duke u bërë kështu një simbol i një iniciative të suksesshme për interesat në Evropën Qëndrore.

• Reflektimin urgjent mbi sfidat dhe problemet me të cilat përballet Evropa, si Brexit, ngadalësimi i ekonomisë, emigracioni, konfiktet tek fqinjët tanë jugorë dhe lindorë, infrastruktura dixhitale dhe energjitike etj. Grupi i Vishegradit mund të prezantojë me efektivitet ndjeshmëritë me të cilat përballen vendet e anëtare të BE-së nga Evropa Qëndrore. Vendet e V4 kanë provuar shumë herë se janë partnerë të besueshëm kur bëhet fjalë për përballimin e sfidave.

• Dimensionin e Ballkanit Perëndimor për V4, por edhe ato me vendet balltike dhe të Benelux-it, që do të zgjerojnë bashkëpunimin përmes përdorimit të sinergjive institucionale (bashkëpunimi midis niveleve/formateve të ndryshme të bashkëpunimit në Evropë), si dhe atyre funksionale (vendosja e një koalicioni vendesh me qëllim zgjidhjen e çështjeve specifike).

• Paqen në arenën ndërkombëtare, por edhe sigurinë (sidomos ajo energjitike) dhe stabilitetin të cilat do të jenë në qendër të bashkëpunimit politik dhe mes ekpertësh të V4 me BE, BP dhe SHBA.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Bulevar Dzordza Vashingtona br.98
Capital Plaza, 81000 Podgorica Montenegro

Tel / Fax

Tel: +38220671772
Fax: +38220671772
Emergjencat: +382 67 288 757

E-MAIL

embassy.podgorica@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00