KRYEPARLAMENTARI META NË PODGORICË

Me ftesë të Kryetarit te Parlamentit të Malit të Zi, z. Darko Pajoviq, në datat 11-12 korrik 2016, Kryetari i Kuvendit te RSH-së, z. Ilir Meta zhvilloi një vizitë zyrtare në Mal të Zi, në krye të një delegacioni, në përbërje të të cilit ishin edhe Kryetarja e Komisionit parlamentar të Politikes së Jashtme, znj. Arta Dade, dhe deputeti i Malësise, z. Paulin Sterkaj.

Gjatë vizitës së tij, Kryeparlamentari Meta zhvilloi bisedime me Presidentin e Malit të Zi, z. Filip Vujanoviq, me Kryeministrin e vendit, z. Millo Gjukanoviq, si dhe u prit me ceremoni nga homologu i tij malazez, z. Darko Pajoviq. Me këtë të fundit zhvilloi një takim dypalesh dhe pas këtij takimi, z. Ilir Meta, mbajti një fjalim në gjuhën shqipe në Parlamentin e Malit te Zi me rastin e perurimit të perkthimit të perhershem simultan në gjuhën shqipe dhe malazeze në Parlamentin malazez. Kryetari i Kuvendit të RSH-se, z. Ilir Meta zhvilloi edhe një takim me deputetet shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi, si dhe pati një drekë pune me Nënkryetarin e Parlamentit malazez dhe njëkohesisht kryetar i Grupit te Miqësisë Mali i Zi-Shqipëri, z. Suljo Mustafiq. Në perfundim të vizitës së tij, delegacioni i kryesuar nga Kryetari i Kuvendit te RSH-së, z. Ilir Meta, mori pjesë në ceremonin e organizuar nga Presidenti malazez me rastin e Ditës së Shtetit.

Gjatë kësaj vizite, e cila hodhi një hap te mëtejshëm në zhvillimin e marrëdhenieve shumë të mira midis dy vendeve dhe të konsideruara si model në rajon, u bisedua mbi konsolidimin dhe rritjen e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat përmes edhe projekteve të përbashketa, si dhe u evidentua rendësia e projekteve madhore me rëndësi të veçantë për sigurinë dhe mirëqënien e të gjithe rajonit, siç janë ato të Autostrades Adriatiko-Joniane dhe TAP/IAP. Në të gjitha takimet, bashkëbiseduesit evidentuan rëndësinë e procesit të anëtarësimit të Malit të Zi ne NATO dhe mirënjohjen për mbështetjen që i ka dhënë Shqipëria këtij procesi. Gjithashtu, ata shkëmbyen mendime edhe për procesin e integrimit në BE si një sfidë që duhet arritur përmes një bashkëpunimi më të ngushtë dhe shkëmbim eksperiencash.

Në takimin me deputetet shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi, delegacioni i Kryesuar nga Kryetari i Kuvendit te RSH-së, z. Ilir Meta, dëgjoi me vëmendje shqetësimet dhe problematikën me të cilën përballet pakica autoktone shqiptare e Malit të Zi, të cilat prekin fushat e decentralizimit të pushtetit vendor/Komuna Tuz, ligjin e të mirave detare, çeshtjet e pronësise, arsimi dhe simbolet kombëtare etj. Kryeparlamentari Meta kërkoi të informohej në detaje dhe konkretisht nga bashkëbiseduesit si dhe premtoi angazhimin e shtetit shqiptar por edhe të tijin personal që këto çeshtje të marrin një zgjidhje në të mirë të të gjithë qytetarëve që jetojnë në shtetin malazez.

Gjatë vizitës së tij, Kryeparlamentari Meta dhe delegacioni q[ e shoqëronte, të shoqeruar nga mikpritesi, z. Darko Pajoviq, zhvilloi një vizitë në kanionet e Cemit në Malësi, në kufirin midis dy vendeve tona.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, i dorëzoi Kryeministrit te Malit të Zi, z. Millo Gjukanoviq, dekoratën "Urdhri i Flamurit", akorduar nga Presidenti i Republikes, z. Bujar Nishani, për kontributin në vendosjen e marrëdhënieve dhe intensifikimin e bashkëpunimit midis dy vendeve tona.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Bulevar Dzordza Vashingtona br.98
Capital Plaza, 81000 Podgorica Montenegro

Tel / Fax

Tel: +38220671772
Fax: +38220671772
Emergjencat: +382 67 288 757

E-MAIL

embassy.podgorica@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00