Me daten 30 tetor 2015, Ministrja e Zhvillimit Urban e Republikes se Shqiperise, Znj. Eglantina Gjermeni, zhvilloi nje vizite zyrtare ne Mal te Zi me ftese te Ministrit te Zhvillimit te Qendrueshem dhe Turizmit te Malit te Zi, Z. Branimir Gvozdenovic. Gjate takimit u bisedua mbi bashkepunimin midis dy vendeve ne fushen e zhvillimit urban, shkembimin e eksperiencave ne fushen e planifikimit urban permes zhvillimit te takimeve te rregullta te grupeve te eksperteve, zhvillimin e rajonit nderkufitar permes projekteve te perbashketa etj. Gjate kesaj vizite u nenshkrua edhe "Marrëveshja ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Urban të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të Malit te Zi për Bashkëpunim në Fushën e Planifikimit Hapësinor".