Në datat 20-22 Janar 2019, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, vizitoi zyrtarisht Malin e Zi. Kjo vizitë ishte një tjetër moment i rëndësishëm dhe vertëtim i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe një impuls i ri që këto marrëdhënie të forcohen më tej.
Gjatë takimit me Presidentin Milo Gjukanovic, por edhe me Kryeparlamentarin Brajovic dhe Kryetarin Markovic, Presidenti Ilir Meta deklaroi se forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimi rajonal dhe kursi euroatlantik i rajonit, është interes i përbashkët.
Presidenti Ilir Meta kërkoi integrimin e plotë të shqiptarëve në MZ duke theksuar se cdo reformë zgjedhore duhet të ketë në konsideratë përfaqësimin e drejtë të tyre në pishtetin qëndror dhe lokal.
Gjate kesaj vizite, Presidenti Ilir Meta zhvilloi takime te vecanta me Keshillin Kombetar te Shqiptareve si dhe vizitoi Muzeun Etnografik ne Tuz, Katedralen ne Tivar dhe Kalane ne Ulqin.