
Në datat 24 dhe 25 nëntor, me rastin e festës së flamurit dhe festimeve të vitit mabrëkombëtar të Heroit Gjergj Kastriot Skënderbeu, Presidenti i Republikës z. Ilir Meta, zhvilloi një vizitë në komunën e Rrozhajes në Malin e Zi. Gjatë vizitës ai morri pjesë në aktivitetin e përvitshëm artistik që organizohet në Malësi me temën “Ora e Maleve” si dhe zhvilloi disa takime me përfaqesues të Komunës Rrozhaje, intelektualë dhe përfaqësues të artit dhe kulturës shqiptare në këto treva, si dhe vizitoi shkollën 9-vjeçare fillore në Dacaj.