Ne datat 7 dhe 8 Mars 2019, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi nje vizitë zyrtare në Malin e Zi, ku u prit ne takime nga Ministri i Jashtem Srdan Darmanovic, Zevendes Kryetari i Kuvendit Genc Nimanbegu dhe Presidenti Millo Gjukanovic. Në takime u vlerësia bashkëpunimi intensiv me Malin e Zi, si një partner të rëndësishëm, aleat në NATO dhe në procesin e anëtarësimit në BE. Gjatë takimit u vlerësua niveli shumë i mirë i bashkëpunimit politik, si dhe u diskutua për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në kuadër të mekanizmit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive dhe angazhimeve të ndërmarra në kuadër të bashkëpunimit rajonal, si projektet e përbashkëta ndërkufitare, masat për Zonën Ekonomike Rajonale, si dhe përfundimin e korridoreve infrastrukturore, të energjisë dhe infrastrukturës. Gjatë qëndrimit në Malin e Zi, z. Cakaj zhvilloi një takim me përfaqësusit e faktorit politik shqiptar dhe Keshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi