Me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës, tek busti në oborrin e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin, u vendos një video-monitor, në të cilin qytetarët e Ulqinit patën mundësi të përcjellin drejtpërdrejtë këtë ceremoni. Ky eveniment u organizua nga Kuvendi Komunal i Ulqinit dhe tre shoqatave, konkretisht "Don Gjon Buzuku" nga Veriu Shkodrës, Asociacioni Kristian "Kuvendi i Arbrit 1703" nga diaspora shqiptare në Gjermani dhe Shoqata "Don Simon Filipaj" nga diaspora shqiptare në SHB...A.
Në emër të shoqatave dhe si drejtues i aktivitetit, përshëndeti z. Nikolla Shabani. Më pas e morën fjalën Ambasadori i RSH-së, z. Ernal Filo, Kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit, Loro Nekriq, Drejtori i Përgjithshëm i Çështjeve Konsullore në MPJ të Malit të Zi, z. Zheljko Stamatovic. Të gjithë folësit theksuan rëndësinë e madhe të këtij akti për një nga njerëzit më unikë në botë dhe që me punën dhe përkushtimin e saj ka dhënë mesazhe që duhet të ndiqen nga të gjithë. Krenar për këtë bijë shqiptare me famë botërore.