PRESIDENTI NISHANI NË FESTIVALIN FOLKLORIK "MIRË SE VINI NË ALPET SHQIPTARE" NË VUTHAJ

Nën organizimin e Shoqatës Alpet Shqiptare u mbajt aktiviteti, tashmë i përvitshëm që nga viti 1997, “Mirë se vini në Alpet Shqiptare” – Festivali Folklorik Kombëtar “Kënga dhe vallja shqipe na bashkon”, Vuthaj.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë banorë shqiptarë të Plavës e Gucisë, por edhe të rajoneve të tjera shqiptare në Mal të Zi, përfaqësues të forcave politike shqiptare dhe të pushtetit lokal, të ardhur nga diaspora (nga Evropa, Amerika e Australia – me prejardhje nga zona), shqiptarë nga Kosova dhe përfaqësues të pushtetit vendor në Kosovë. Mori pjesë edhe Ambasadori i RSH në Mal të Zi, z. Ernal Filo.

E veçantë e aktivitetit të këtij viti ishte pjesëmarrja për herë të parë e një Presidenti në detyrë të shtetit shqiptar, z. Bujar Nishani. Ky fakt u evidentua nga organizatorët e gjithë të pranishmit dhe u vlerësua si një pikë kulmore, tregues i rritjes dhe seriozitetit të aktiviteteve organizuar nga shoqata të shqiptarëve në Mal të Zi, por edhe si filllim i rritjes së vëmendjes ndaj kësaj zone nga ana e shtetit shqiptar.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Bulevar Dzordza Vashingtona br.98
Capital Plaza, 81000 Podgorica Montenegro

Tel / Fax

Tel: +38220671772
Fax: +38220671772
Emergjencat: +382 67 288 757

E-MAIL

embassy.podgorica@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00