Trupi Diplomatik ne Mal te Zi organizoi nje pritje lamtumire me rastin e perfundimit te detyres se Zv/Kryeministrit dhe Ministrit te Puneve te Jashtme te Malit te Zi, z. Igor Luksic. Pjesemarresit qe moren fjalen, ambasadoret e EBA, BE-se dhe Hungarise, vleresuan lart punen dhe kontributin e deritanishem te tij ne politiken dhe diplomacine malazeze.
Nga ana e tij, Z. Luksic u shprehu te pranishmeve mirenjohjen dhe kenaqesine qe ai kishte patur gjate ketyre viteve ne bashkepunimin dhe miqesine qe kishte krijuar me te gjithe ambasadoret e akredituar ne Mal te Zi.
Aktualisht, Z. Igor Luksic i eshte dedikuar fushates per kandidimin per postin e Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se.