Në takimin periodik të Ministrave të Jashtëm të BE-së dhe vendeve kandidate në Bratislavë, diskutova mbi ecurinë e reformave të ndërmarra nga Shqipëria në fush...ën e sundimit të së drejtës, të cilat kanë ndikim jo vetëm në procesin e demokratizimit dhe integrimit europian, por edhe në çështjet e sigurisë.
Bashkëpunimi mes vedeve anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate në adresimin e sfidave të sigurisë duhet të kalojë përmes promovimit të politikave dhe instrumentëve që nxisin zhvillimin ekonomik, përfshirjen sociale, bashkëpunimin rajonal dhe mbi të gjitha përforcimin e procesit të zgjerimit.