Sa i përket rajonit tonë, i cilësuar me rendësi strategjike nga NATO në Samitet e viteve të fundit, Shqipëria vijon të mbetet një mbështetëse e fortë e politikës së zgjerimit te Aleancës. Anëtarësimi, vitet e fundit, i fqinjëve tanë në NATO është një provë e qartë e jetësimit të kësaj politike, që i shërben forcimit të paqes, sigurisë e stabilitetit të rajonit, si dhe pengimit të influencave negative të aktorëve të tretë. Shqipëria ka mbështetur energjikisht në NATO intensifikimin e marrëdhënieve institucionale të Republikës së Kosovës me Aleancën Atlantike.
Newsroom
Ballkani Perëndimor dhe Kosova