Në marzhat e konferencës për “Rivendosjen e Drejtësisë për Ukrainën” në Hagë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z.Igli Hasani, zhvilloi një diskutim të frytshëm me Ministren e Punëve të Jashtme të Holandës, znj.Hanke Bruins Slot. Gjatë takimit u rikonfirmua thellimi i dialogut politik dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme midis dy vendeve tona. Ministri Hasani shprehu, gjithashtu, mirënjohjen për mbështetjen e Holandës për Shqipërinë në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.
Në takimet me Komisionerin Evropian për Drejtësi, z.Didier Reynders dhe Prokurorin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, z.Karim Khan, u theksua përkushtimi i Shqipërisë për avancimin e parimeve themelore dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.