Me rastin e vizitës në Hagë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z.Igli Hasani zhvilloi një takim me Komisionerin e Lartë për Pakicat Kombëtare, Ambasador Kairat Abdrakhmanov.
Gjatë takimit u diskutua përparimi thelbësor i Shqipërisë, në përmirësimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, si dëshmi e përkushtimit tonë për të nxitur gjithëpërfshirjen dhe barazinë. Ministri Hasani ngriti edhe çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbinë Jugore, e cila i privon ata nga të drejtat themelore, përfshirë të drejtën e votës.