Ambasador Ernst Noorman, Ambasador at-large për Çështjet Kibernetike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës, vizitoi Shqipërinë. Gjatë qëndrimit në Tiranë, ai zhvilloi takime me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, z.Igli Hasani, si dhe me Drejtues të Institucioneve të linjës.
Gjithashtu, Ambasadori Noorman ishte i ftuar edhe si folës në një nga panelet mbi Sigurinë Kibernetike të Konferencës së Ambasadorëve – DIPLO 2024.