Tradita vazhdon! Në kuadër të Festave të Nëntorit, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Hagë, organizuan aktivitetin “Fëmijët e Diasporës flasin shqip”.
Një faleminderim i veçantë shkon për artisten Mirsa Adami dhe piktoren Brilantina Lekaj, për përkushtimin e tyre në këtë aktivitet. Fëmijët e disporës shqip – folëse në Holandë, vizatuan simbolet shqiptare, lexuan përralla, si dhe u argëtuan me lojra tradicionale shqiptare.