Marrëdhëniet dypalëshe
Marrëdhëniet diplomatike mes Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Vendeve të Ulëta (Hollandë) janë vendosur më 17 nëntor 1970.
Vizitat e nivelit të lartë mes Mbretërisë së Vendeve të Ulëta – dhe Republikës së Shqipërisë
26 Maj 1999 – Tiranë
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, SH. T. Z. Rexhep Meidani dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, SH. T. Z. Ilir Meta pret Kryeministrin holandez, Sh. T. Z. Wim Kok.
12 Korrik 1999 – Tiranë
Ministri i Punëve të Jashtme, Sh. T. Z. Paskal Milo pret homologune tij holandez, Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Sh.T. Z. Jozias van Aartsen.
22 Korrik 2004 – Tiranë
Ministri i Punëve të Jashtme i RSH, Sh. T. Z. Kastriot Islami, pret në Tiranë homologun e tij holandez, Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Sh.T. Z. Bernard Bot.
23 Tetor 2013 – Tiranë
Ministri i Punëve të Jashtme, Sh. T. Z. Ditmir Bushati pret në Tiranë homologun e tij holandez, Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Sh.T. Z. Frans Timmermans.
9 Dhjetor 2013 – Hagë
Ministri i Punëve të Jashtme, Sh. T. z. Frans Timmermans pret homologun e tij shqiptar, Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Sh.T. z. Ditmir Bushati dhe Ministren e Integrimit Europian Sh. S. Znj. Klajda Gjosha.
26 Maj 2014 – Hagë
Kryeministri i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Sh.T. Z. Mark Rutte pret Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, SH. T. Z. Edi Rama.
30 Mars 2015 – Hagë
Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Sh.T.z. Bert Koenders pret në Hagë homologun e tij shqiptar, Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.z. Ditmir Bushati dhe Ministrin e Energjisë dhe Industrisë, Sh.T.z. Damian Gjiknuri.
30 Mars 2015 – Hagë
Ministri i Çështjeve Ekonomike të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Sh.T.Z. Henk Kamp pret Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ditmir Bushati dhe Ministrin e Energjisë dhe Industrisë, Sh.T. Z. Damian Gjiknuri.
5-6 Shkurt 2016 – Hagë
Vizita në Hollandë e Ministrit të MEPJ, Sh. T. Z. Ditmir Bushati, në kuadër të Presidencës Holandeze të BE, Gymnich, Hollandë.
10-12 Prill 2016 – Hagë
Vizitë e Ministres së Integrimit Evropian të Shqipërisë,Sh. T. Znj. Klajda Gjosha, në kuadër të Presidencës Holandeze të BE – Amsterdam.
Maj 2016 – Tiranë
Komisioni Parlamentar i Sigurisë i parlamentit hollandez zhvilloi vizitë në Shqipëri në kuadër të Asamblesë Parlamentare të NATO.
6 Korrik 2016 – Hagë
Vizitë e Ministres së Integrimit Europian, Sh. T. Znj. Klajda Gjosha dhe takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Çështjeve Europiane, Z. Robert de Groot.
21 Qershor 2016 – Rotterdam
Ministri i Transportit Sh. T. Z. Edmond Haxhinasto merr pjesë në konferencën TEN-T për transportin në Rotterdam, Hollandë.
15-16 Shtator 2016 – Hagë
Vizitë e Ministres, Sh. T. Znj. Mirela Kumbaro, takim me homologen Sh.T. Z. Bussemaker.
4 Tetor 2016 – Tiranë
Vizitë e Ministres hollandeze të Mbrojtjes Sh. T. Znj. Hennis në Tiranë dhe takim me homologen Sh. T. Znj. Mimi Kodheli.
30-31 Tetor 2017 – Hagë
Kryetari i Bashkisë Z. Veliaj mbajti leksion në Universitetin Erasmus, si dhe zhvilloi takim me diasporën dhe studentët.
6 Nëntor 2017 – Hagë
Takimi midis Ministrit të Jashtëm Sh. T. Z. Bushati dhe MPJ të Hollandës Sh. T. Z. Zijlstra në kuadrin e punimeve të ministerialit të NATO.
18 Janar 2018 – Hagë
Konsultime te larta diplomatike ne MPJ te Hollandes, midis dy ministrive.
23 -26 Janar 2018 – Davos, Zvicer
Takim bilateral midis Kryeministrit Z. Edi Rama dhe homologut hollandez Z. Mark Rutte ne Davos
7-8 shkurt 2018, Hage : Vizitë e 4 zëvendës-ministrave të MPB dhe MPD për çështjet e luftës kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm
13-14 Shkurt 2018 – Hagë
Vizitë në Hollandë e Ministrit të MEPJ, Sh. T. Z. Ditmir Bushati,
– Ministri per Europen dhe Punet e Jashtme, z. Ditmir Bushati, zhvillon nje takim me Ministrin e Drejtësisë Sh. T. Z. Grapperhaus.
-Ministri per Europen dhe Punet e Jashtme, z. Ditmir Bushati, mban një leksion në Institutin Europian të Universitetit të Leiden .
-Ministri i per Europen dhe punet e Jashtme, z. Ditmir Bushati diskuton me politikanë hollandezë në “Hague Center for Strategic Studies” për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
23 maj 2018- Hage :
Vizitë e Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Fatmir Xhafaj dhe Ministres së Drejtësise, znj. Etilda Gjonaj.
Takime me homologët: Ministrin e Drejtësisë dhe Sigurisë dhe Ministrin për Migracionin. Nënshkrim i Letter of Intent për bashkëpunim bilateral policor
Takim me Presidentin e Eurojust
Takim me Drejtorin e Europolit
Ministri i Punëve të Brendshme dhe Ministri i Drejtësisë, së bashku me përfaqësues të Euralius në Tiranë, si dhe përfaqësues hollandezë që punojnë për reformën në drejtësi në Tiranë, diskutuan para përfaqësueseve të institucioneve hollandeze
Takim me grupin parlamentar të Drejtësisë dhe Sigurisë, si dhe të cështjeve të BE në Dhomën e Dytë të Parlamentit të Hollandës
7 maj 2018 : Deputetë hollandezë, me ftesë të ambasadës hollandeze në Tiranë, zhvillojnë takime të nivelit të lartë në Tiranë
6 korrik 2018 : Kryetarja e Senatit hollandez viziton Shqipërinë me ftesë të Kuvendit të RSH.
26 shtator 2018: Drejtori i Policisë së RSH takohet me Drejtorin e Policisë së NL
7 dhjetor 2018: Zv. Ministri i Jashtëm, Etjen Xhafaj, merr pjesë ë Konferencën Anti-korrupsion, ICC
17 Janar 2019: Ministri i Puneve te Jashtme te Hollandes, z. Stef Blok viziton vendin tone.
8 prill 2019 – Vizita e Ministrit holandez për Migracionin, Mars Harbers në Tiranë
27 maj 2019 – Vizita e MEPJ në Detyrë, z. Gent Cakaj në Hagë;
28 shtator-2 tetor 2019 – Vizitë/shkëmbime kulturore me Grupin “Women in Business”, ku gra holandeze nga fusha të suksesshme biznesi u takuan me ministret znj. Belinda Balluku, Elva Margariti, deputete Milva Ikonomi, si dhe gra shqiptare të suksesshme në fushën e biznesit;
4 dhjetor 2019 – Vizita e Ministrit për Diasporën z. Pandeli Majko dhe Ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Elisa Spiropali në Hagë.
1 tetor 2020 – Vizita e Kryenegociatorit të RSH me BE z. Zef Mazi; takime me deputetë të partive CDA, VVD, GroenLinks, si dhe me përfaqësues të think tanks të njohura në Holandë (Clingendael, HCSS);
27 tetor 2020 – Takim i Kryenegociatorit të RSH për anëtarësimin në BE z. Zef Mazi me Komitetin e Përhershëm Parlamentar të Dhomës së Përfaqësuesve të Holandës;
18 dhjetor 2020– vizitë e MEPJ në Detyrë të RSH z. Gent Cakaj në Hagë dhe takim me Komisionerin e Lartë të OSBE për Minoritetet;
16 qershor 2021 – Takim bilateral i Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme znj. Olta Xhaҫka me Ministren për Punët e Jashtme të Holandës znj. Sigrid Kaag, në kuadër të Samitit të NATO-s në Bruksel;
10 nëntor 2021- Vizitë zyrtare e KM të Holandes z. Mark Rutte në Tirane dhe takim me KM e RSH z. Edi Rama.