Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Holandë, organizoi një drekë pune me Ambasadorët e Ballkanit Perëndimor, ku i ftuar special ishte z.Caspar Veldkamp, Ministër i Punëve të Jashtme të Holandës. Me këtë rast, Ministri holandez theksoi mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të Holandës për integrimin e vendeve të Rajonit në Bashkimin Evropian, si dhe nënvizoi përkushtimin e tij ndaj partneritetit me vendet e Ballkait Perëndimor.
Nga ana e tij, Ambasadori Kuko shprehu angazhimin e palëkundër të Shqipërisë për realizimin e reformave të nevojshme, për realizimin e objektivit kryesor të Shqipërisë, atë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.