Një Festival i shkëlqyer i Ambasadave. Ambasada e Shqipërisë, në stendën e përbashkët me Ambasadën e Kosovës në Holandë, sollën për publikun holandez një copëz të trashëgimisë kulturore dhe kulinare shqiptare.
Kontributi i kantinave shqiptare Pupa, Alpeta, Edoni dhe Çobo, e kateringut Bollentreek të menaxhuar nga Xhevat Ilazi, pikturat e mrekullueshme të Brilantina Lekaj, si dhe performancat magjepsëse të Ansamblit të valleve “Dardanët”, e bënë këtë ditë të paharueshme për të gjithë ata që vizituan stendën tonë.