Gjatë vizitës që zhvilloi në Hagë me ish-Presidentin e Kosovës, z.Hashim Thaçi, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z.Igli Hasani siguroi se diplomacia shqiptare do të ngulë këmbë në zbatimin e standardeve për një proces gjyqësor të hapur e transparent në respektim të plotë të të drejtave të njeriut sipas konventave ndërkombëtare.
Gjithashtu, Ministri Hasani, shprehu mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë ndaj ish – Presidentit Thaçi.