E përfaqësuar nga Ministri i Drejtësisë, z.Ulsi Manja, Shqipëria nënshkruan Konventën për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës dhe Protokollin për Ligjin e Zbatueshëm për Detyrimet Ushqimore, në prezencë të z. Christophe Bernasconi, Sekretar i Përgjithshëm i Byrosë së Përhershme për të Drejtën Ndërkombëtare Private (HCCH) dhe z. Jules van Eijndhoven, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës.
Nënshkrimi i Konventës për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës dhe Protokollit për Ligjin e Zbatueshëm për Detyrimet Ushqimore është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë, në forcimin e legjislacionit të brendshëm në fushën e të drejtës ndërkombëtare private dhe një instrument shtesë për palët në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve civile.