Me iniciativën e Ambasador Artur Kuko, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Holandë organizoi një takim të Ambasadorëve të Ballkanit Perëndimor me Sh.T. Ernst Noorman, Ambasador at large për Çështjet Kibernetike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës.
Ky takim ishte nje mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin e mendimeve mbi çështjet kibernetike dhe bashkëpunimin e mundshëm të Holandës me Ballkanin Perëndimor, në vijim të publikimit të Strategjisë për Sigurinë Kibernetike të Holandës 2023 – 2028.