Me rastin e vizitës në Hagë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z.Igli Hasani zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës për Ndalimi ne Armëve Kimike (OPCW), Ambasador Fernando Arias. Gjatë takimit u diskutuan qasje gjithëpërfshirëse për forcimin e sigurisë globale, përmes masave efektive të mospërhapjes së armëve kimike.
Ministri hasani rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë kundër kërcënimeve kimike, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, si vendi i parë që ka shkatërruar plotësisht të gjitha armët e saj kimike, rreth 20 vjet më parë.