Në kuadër të muajit të frankofonisë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup në bashkëpunim me Ambasadën franceze dhe Institutin francez, si dhe me Qendrën e Distribucionit të filmit në Tiranë, organizuan më datë 18 mars në Cinematekën e Shkupit, projeksionin e filmit shqiptaro -francez “Delegacioni”. Në projeksionin e filmit ishin të pranishëm përfaqësues të Ambasadës, si dhe të Ambasadave të tjera frankofone, qytetarë, intelektualë e dashamirës të filmit e adhurues të frankofonisë.
Newsroom
Shfaqja e filmit shqiptaro-francez “Delegacioni”