






Shkëmbyem instrumentet e ratifikimit të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë dhe nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi, të fokusuar në bashkëpunimin në integrimin europian. Këta hapa përfaqësojnë progres të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona dhe riafirmojnë angazhimin tonë për një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm.
Shqipëria qëndron me vendosmëri me Ukrainën në rrugën e saj drejt paqes, sigurisë dhe të ardhmes evropiane.