
Sapo mbërrita në Kiev për një vizitë pune me kolegë nga Evropa Juglindore, në një qytet që është bërë një simbol i fuqishëm i qëndresës, guximit dhe shpirtit të pamposhtur të një kombi që lufton për lirinë e tij.Do të rikonfirmoj mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe do të përcjell admirimin tonë të thellë për forcën dhe vendosmërinë e qeverisë dhe popullit ukrainas në përkushtimin e tyre.
Bashkësia ndërkombëtare duhet të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fuqishme politike, diplomatike dhe humanitare për Ukrainën, dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar të japim kontributin tonë në këtë mision jetik.


