Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, z.Denion Meidani, takoi Reisul Ulemanë e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir Fetai. Gjatë takimit u zhvillua një bisedë e ngrohtë dhe vëllazërore, ku u diskutua për forcimin e harmonisë ndërmjet bashkësive fetare në rajon. Ambasadori Meidani vlerësoi përpjekjet e BFI-së për promovimin e vlerave të paqes dhe tolerancës, duke theksuar rëndësinë e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit në një rajon të larmishëm si Ballkani
Newsroom
Ambasadori Denion Meidani takoi Reisul Ulemanë e BFI-së në RMV