Tema kryesore e numrit më të ri të revistës prestigjioze National Geographic Traveler është Shqipëria – një thesar i pazbuluar që po magjeps botën!
Zv.kryeredaktorja e revistës, megjithëse nuk kishte qenë kurrë më parë në Shqipëri, e pranon se ky numër i dedikuar ia ndryshoi perspektivën dhe e frymëzoi të udhëtojë drejt këtij vendi të jashtëzakonshëm.
Shqipëria prezantohet si një destinacion i pazakontë, i gjallë dhe frymëzues – një përzierje perfekte mes historisë, natyrës dhe mikpritjes!
Në këtë numër do të gjeni:
- Tiranën – nga izolimi drejt një metropoli krijues dhe dinamik
- Parkun Kombëtar të Lumit Vjosa – lumi i fundit i egër në Evropë me status të veçantë
- Gjirokastrën dhe Syrin e Kaltër – jugu i mbushur me tradita bizantine dhe bukuri natyrore
- Bregdetin Jon – plazhe, histori dhe manastire antike
- Beratin – qyteti i njëmijë dritareve dhe mikpritjes shqiptare
Top 5 destinacionet: Durrësi, Kruja, Thethi, Korça dhe Dhërmiu – perlë pas perle
Ju inkurajojmë ta lexoni këtë numër të National Geographic Traveler dhe ta shikoni Shqipërinë me sytë e një udhëtari të vërtetë!
Faleminderit nga zemra ekipit redaksional që rrëmbeu me aq dashuri dhe mjeshtëri bukurinë, shpirtin dhe energjinë e Shqipërisë!
Copyright© National Geographic Magazine Poland