Rreth Marrëdhënieve Dypalëshe
Marrëdhëniet diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Shtetit të Katarit u vendosën më 26 gusht 1992.
Shqipëria hapi ambasadën e saj në Doha në janar të vitit 2011 (ambasadori shqiptar arriti me 13 dhjetor 2010) dhe një vit më pas, në janar 2012, Shteti Katarit hapi ambasadën e tij në Tiranë.
Marrëdhëniet midis dy vëndeve janë të qëndrueshme, të zhvilluar në mënyrë miqësore, në një frymë besimi, respekti e përfitimi reciprok, me gadishmërinë për të bashkëpunuar, ndihmuar dhe mbështetur njëri tjetrin si në planin dypalësh ashtu dhe në atë shumëpalësh.
Angazhimin pozitiv dhe konstruktiv e konfirmon edhe realizimi i vizitave të niveleve të larta si dhe nënshkrimi i një sërë marrëveshjesh të rëndësishme në mbështetje të institucionalizimit të bashkëpunimit dhe zhvillimit pozitiv me përfitime të ndërsjella në tregti, ekonomi, siguri, etj.
Vizita të viteve të fundit:
Tetor 2011 – Amiri Sheik Hamad bin Khalifa Al Thani (sot Baba Amir) zhvilloi vizite zyrtare ne Shqiperi.
2012 – Kryeministri Sali Berisha vizite ne Doha.
9-10 Shkurt 2014 – Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë pune në Doha.
12-14 Prill 2014 – Kryeministri Z. Edi Rama zhvillon vizitë në Katar.
10-11 Mars 2015 – Presidenti Z.Bujar Nishani zhvillon vizitë në Katar
6-10 Prill 2019 – Kryetari i Kuvendit Z.Gramoz Ruçi zhvillon vizitë në Doha në kuadër të Unionit Ndërparlamentar.
15-17 Prill 2019 – Kryeministri Z. Edi Rama zhvillon vizitë në Katar.
Mars 2022- Sekretari I Pergjithshem i Ministrisese Jashtme te Katarit vizitoi Tiranen.