– Samiti I DIASPORËS është një aktivitet madhor që organizohet për herë të parë nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Z. Edi Rama në datat 18-20 nëntor 2016 në Tiranë.
Samiti do të mbledhë individë të shquar nga fusha të ndryshme, drejtues apo përfaqësues të organizatave të ndryshme në diasporë si edhe anëtarë të saj nga të gjitha vendet e botës. Samiti do të jetë kuvendi i parë gjithëshqiptar për të analizuar, së bashku me autoritetet si dhe aktorë të tjerë të vendit, të gjitha mundësitë për vendosjen e një bashkëpunimi të njëmendtë mes atdheut dhe diasporës shqiptare në botë.
– Samiti do të jetë një aktivitet jopolitik bazuar në parimin gjithëpërfshirës, me dëshirën për të vendosur një urë komunikimi gjithnjë të dëshiruar por të munguar dhe për të krijuar një mekanizëm komunikimi, bashkëpunimi dhe ndërveprimi të qendrueshëm mes atdheut dhe bashkëkombësve jashtë vendit.
Në samit mund të marrë pjesë çdo anëtar i diasporës shqiptare, pavarësisht origjinës. Për më shumë detaje lidhur me regjistrimin të konsultohet rubrika për regjistrimin e pjesëmarrjes.
Për më shumë informacion lutemi të vizitoni faqen zyrtare të samitit. http://samitidiaspores.al/