Articles

110 Vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Rumani

Albanian

110 vjet më parë, Shqipëria dhe Rumania vendosën marrëdhëniet diplomatike. Gjatë këtyre viteve bashkëpunimi ynë si aleatë dhe partnerë të NATO-s, është bazuar në vlerat e përbashkëta të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal.
 
Të përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme përfshirë dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, për të sjellë rezultate të frytshme për vendet dhe popujt tanë.

Dita e përkujtimit të Holokaust-it në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme

Albanian

 

Kjo është një ditë për të nderuar miliona viktima të pafajshme dhe për të kujtuar me krenari mbrojtjen e hebrenjve nga shqiptarët e të të gjitha besimeve.  

 

Por mbi të gjitha kjo është një ditë për të përqendruar përpjekjet dhe energjitë tona kundër rishfaqjes së antisemitizmit dhe të gjitha formave të tjera të diskriminimit.

#WeRemember

 

Shqipëria, avokatja e padiskutueshme e Kosovës

Albanian

18 Tetor 2021 - Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në Tiranë Zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës, njëkohësisht Ministren e Jashtme, Donika Gërvalla. 
Gjatë takimit, Ministrja Xhaçka u shpreh se Shqipëria do vazhdojë të ngrejë zërin për Kosovën dhe do ta ketë atë pjesë të çdo diskutimi. 

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe Ministrja e Mbretërisë së Bashkuar për Evropën, Wendy Morton angazhohen për zgjerimin e Këshillit të Bashkëpunimit dhe Partneritetit

Albanian

11 Tetor 2021 - Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me Ministren e Mbretërisë së Bashkuar për Evropën, Wendy Morton. Në fokus të diskutimeve ishte fuqizimi i bashkëpunimit dypalësh me fokus në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare, si dhe dakordësimi për të bashkëpunuar për prioritetet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. 
Ministrja Xhaçka theksoi se Mbretëria e Bashkuar është një mik i rëndësishëm i Shqipërisë dhe aleat i Ballkanit Perëndimor. 

Forumi “Tirana Connectivity”, Xhaçka: Ballkani i hapur, mënyra e vetme që rajoni të njohë zhvillim

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në edicionin e 7-të të ‘Tirana Connectivity Forum’, ku theksoi se potenciali që paraqet Ballkani i Hapur, është një nga avantazhet më të mëdha që rajoni mund të ofrojë.
Sipas saj, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor kanë shërbyer përherë si një urë lidhëse mes lindjes dhe perëndimit, e cila kur ka funksionuar si e tillë rajoni ka njohur zhvillim.

Takim i Ambasadorit me Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Senatin Rumun

Albanian

Tetor 2021 – Ambasadori Ilir Tepelena pati një takim në Senatin rumun me Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme dhe ish-Ministrin e Punëve të Jashtme, Senator Titus Corlățean. Roli i Diplomacisë Parlamentare në funksion të forcimit të mëtjeshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe rikonfirmimi i mbështetjes së Rumanisë sa i përket integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ishin në qendër të bisedës së zhvilluar me këtë rast.

Ministrja Xhaçka takon kryetaren e radhës së OSBE: BE të reflektojë, progresi i dukshëm i rajonit nuk duhet anashkaluar

Albanian

5 Tetor 2021 - Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në një takim, Ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde, e cila vizitoi Shqipërinë në cilësinë e kryetares së radhës së OSBE-së. 
Ministrja Xhaçka vlerësoi Kryesinë suedeze të OSBE-së në drejtimin e organizatës dhe për mbështetjen e treguar ndaj Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në realizmin e reformave të rëndësishme. 

OKB, Ministrja Xhaçka takon Sekretarin e Përgjithshëm: Parandalimi, motivi i diplomacisë shumëpalëshe në çdo fushë

Albanian

24 Shtator 2021 - Në vijim të “Javës së diskutimeve të Nivelit të Lartë”, të sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, dhe delegacioni shqiptar, në përbërje të të cilit ishin Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare u pritën nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. 

Takimet e nivelit të lartë në Nju Jork, Xhaçka: Krenare për përkushtimin e Shqipërisë ndaj paqes dhe multilateralizmit

Albanian

21 Shtator 2021 - Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në hapjen e takimeve të nivelit të lartë të sesionit të 76 të OKB, në Nju Jork, në të cilin mori pjesë dhe Presidenti i SHBA, Joe Biden. 
Në postimin e saj në Facebook, Ministrja Xhaçka u shpreh krenare për përkushtimin që Shqipëria ka treguar ndaj multilateralizmit dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve. 

Nju Jork, Xhaçka takon ambasadoren e SHBA në OKB: Shqipëria, partner dhe aleat i vyer, vlerësim për mbështetjen ndaj afganëve

Albanian

21 Shtator 2021 - Gjatë qëndrimit të saj në Nju Jork, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me ambasadoren e SHBA në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas -Greenfield. 
Ambasadorja Greenfield vlerësoi mbështetjen humanitare që Shqipëria ka ofruar për qytetarët afganë, si dhe siguroi bashkëpunimin me një aleat e partner të vyer si Shqipëria, gjatë mandati i ardhshëm të vendit tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. 

Pages

Postal Address

Embasy of Albania
Str.Duiliu Zamfirescu no.7,
Sector1 , Bucuresti

Tel / Fax

Tel.: +40212119829
Fax.: +40212108039
Numri i emergjences: +40 733368444

E-MAIL

embassy.bucharest@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Thursday
09:00 - 17:00

Friday
09:00 - 14:00