Igli Hasani (lindur në Tiranë më 4 Dhjetor 1976) është diplomat, ekspert i sigurisë, dhe prej Shtatorit 2023 mban pozicionin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, në qeverinë e Kryeministrit Edi Rama.
110 vjet më parë, Shqipëria dhe Rumania vendosën marrëdhëniet diplomatike. Gjatë këtyre viteve bashkëpunimi ynë si aleatë dhe partnerë të NATO-s, është bazuar në vlerat e përbashkëta të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal.
Të përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme përfshirë dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, për të sjellë rezultate të frytshme për vendet dhe popujt tanë.
Kjo është një ditë për të nderuar miliona viktima të pafajshme dhe për të kujtuar me krenari mbrojtjen e hebrenjve nga shqiptarët e të të gjitha besimeve.
Por mbi të gjitha kjo është një ditë për të përqendruar përpjekjet dhe energjitë tona kundër rishfaqjes së antisemitizmit dhe të gjitha formave të tjera të diskriminimit.
18 Tetor 2021 - Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në Tiranë Zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës, njëkohësisht Ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.
Gjatë takimit, Ministrja Xhaçka u shpreh se Shqipëria do vazhdojë të ngrejë zërin për Kosovën dhe do ta ketë atë pjesë të çdo diskutimi.
11 Tetor 2021 - Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me Ministren e Mbretërisë së Bashkuar për Evropën, Wendy Morton. Në fokus të diskutimeve ishte fuqizimi i bashkëpunimit dypalësh me fokus në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare, si dhe dakordësimi për të bashkëpunuar për prioritetet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Ministrja Xhaçka theksoi se Mbretëria e Bashkuar është një mik i rëndësishëm i Shqipërisë dhe aleat i Ballkanit Perëndimor.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në edicionin e 7-të të ‘Tirana Connectivity Forum’, ku theksoi se potenciali që paraqet Ballkani i Hapur, është një nga avantazhet më të mëdha që rajoni mund të ofrojë.
Sipas saj, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor kanë shërbyer përherë si një urë lidhëse mes lindjes dhe perëndimit, e cila kur ka funksionuar si e tillë rajoni ka njohur zhvillim.
Tetor 2021 – Ambasadori Ilir Tepelena pati një takim në Senatin rumun me Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme dhe ish-Ministrin e Punëve të Jashtme, Senator Titus Corlățean. Roli i Diplomacisë Parlamentare në funksion të forcimit të mëtjeshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe rikonfirmimi i mbështetjes së Rumanisë sa i përket integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ishin në qendër të bisedës së zhvilluar me këtë rast.
5 Tetor 2021 - Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në një takim, Ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde, e cila vizitoi Shqipërinë në cilësinë e kryetares së radhës së OSBE-së.
Ministrja Xhaçka vlerësoi Kryesinë suedeze të OSBE-së në drejtimin e organizatës dhe për mbështetjen e treguar ndaj Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në realizmin e reformave të rëndësishme.
24 Shtator 2021 - Në vijim të “Javës së diskutimeve të Nivelit të Lartë”, të sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, dhe delegacioni shqiptar, në përbërje të të cilit ishin Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare u pritën nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
21 Shtator 2021 - Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në hapjen e takimeve të nivelit të lartë të sesionit të 76 të OKB, në Nju Jork, në të cilin mori pjesë dhe Presidenti i SHBA, Joe Biden.
Në postimin e saj në Facebook, Ministrja Xhaçka u shpreh krenare për përkushtimin që Shqipëria ka treguar ndaj multilateralizmit dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve.