Articles

Cakaj vizitë zyrtare në Danimarkë, takon Kofod: Vijojmë punën me vendet anëtare për të përparuar drejt BE

Albanian

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Danimarkë, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim me homologun e tij, Ministrin e Jashtëm të Danimarkës, Jeppe Kofod.
“Duke vlerësuar pozitivisht bashkëpunimin dypalësh, theksuam rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve mes vendeve tona, veçanërisht në fushën ekonomike.”- u shpreh Cakaj në një reagim në facebook lidhur me takimin.

Ambasadori Ilir Tepelena pati një takim të frytshëm me zotin Liviu Rogojinaru, Sekretarin rumun të Shtetit në Ministrinë e Ekonomisë

Albanian

Ambasadori Ilir Tepelena zhvilloi një takim të frytshëm me zotin Liviu Rogojinaru Ministër Sekretar Shteti, në ambientet Ministrisë së Ekonomisë. Ndër çështjet kryesore që u diskutuan me këtë rast ishin: bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy vendeve ; nxitja e mëtejshme e diplomacisë ekonomike në frymën e trendit pozitiv të viteve të fundit, angazhimi i përbashkët për të realizuar Forumin e Biznesit në Bukuresht, si dhe rëndësia e vendosjes së linje direkte fluturimi Bukuresht-Tiranë.
02/07/2020

Cakaj vizitë në Slloveni, takohet me homologun Logar: Mirënjohës për mbështetjen pas tërmetit dhe gjatë pandemisë

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Slloveni, gjatë të cilës pati një takim me Ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Anže Logar.
Takimi pati në fokus rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, arsimit dhe turizmit. Gjithashtu, gjatë takimit, homologët theksuan domosdoshmërinë e vazhdimit të reformave për të vijuar më tej në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe vlerësuan pozitivisht bashkëpunimin e dy vendeve në kuadër të OSBE.

Cakaj në Shtëpinë e Bardhë, takon Grenell: Nuk ka marrëveshje për ndarje të Kosovës

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, është pritur sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, nga i Dërguari Special i Presidentit Trump për Negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës, Ambasadori Richard Grenell.
Diskutimi u përqëndrua në rëndësinë e një marrëveshjeje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

Integrimi, Cakaj me Roth e Dimitrov: Shqipëria do të vazhdojë rrugën e reformave

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në diskutimin me temë: “Çfarë do të thotë hapja e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?”, në një panel, në të cilin bënin pjesë edhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov dhe Ministri i Shtetit për Evropën i Gjermanisë, Michael Roth.
Në fokus të diskutimit ishte jo vetëm rëndësia e patjetërsueshme e çeljes së negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, por edhe rëndësia e integrimit të Ballkanit Perëndimor, në Bashkimin Evropian.

Prezantohet Kryenegociatori me BE/ Rama: Mazi, diplomat me histori të veçantë në suazën e historisë së diplomacisë shqiptare

Albanian

Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot Kryenegociatorin për Zhvillimin e Negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Zef Mazi, si një diplomat me një histori disi të veçantë në suazën e historisë së diplomacisë shqiptare.
Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së prezantimit të Kryenegociatorit Mazi, Kryeministri Rama tha se “Zef Mazi ka shërbyer për shumë vite për shtetin shqiptar, por edhe për organizma të rëndësishme ndërkombëtare”.

Njoftim i Ambasadës lidhur me situatën e krijuar nga virusi Covid-19

Albanian

Të nderuar bashkëatdhetarë,
Në vijim të situatës së krijuar nga përhapja e coronavirusit në Rumani, Zyra Konsullore e Ambasadës së Shqipërisë në Bukuresht, në zbatim edhe të udhëzimeve të Autoriteteve Rumune dhe të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, bën me dije masat e marra, të përkohshme, në kuadër të disa ndryshimeve në shërbimet konsullore si vijon:

Ministri Cakaj në Takimin e MPJ të BP: Rekomandimi i KE, Shqipëria pret nga vendet anëtare reflektim pozitiv

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mori pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili u drejtua nga Presidenca e Përbashkët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.
Në këtë takim, Ministrat diskutuan lidhur me rëndësinë e kredibilitetit të procesit të zgjerimit dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria Turistike

Albanian

“Një dritare e denjë për të parë Shqipërinë e bukur” – u konsiderua prej vizitorëve të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Bukuresht stenda e hapur nga Agjensia Shqiptare "Tea Tours", e asistuar në këtë pjesëmarrje edhe nga Ambasada jonë. Një falenderim i veçantë për zonjën Rudina Selimi Licaj e cila pranoi ftesën dhe u angazhua për ta bërë Shqipërinë e mrekullueshme pjesë të kësaj vitrine të turizmit ndërkombëtar.
21 Shkurt 2020

Ministri Cakaj merr pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë për Perspektivën Evropiane, Selanik: Fokusi tek hapja e negociatave dhe liberalizimi i vizave me Kosovën

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë për Perspektivën Evropiane, të zhvilluar në Selanik.
Në një reagim në Facebook, lidhur me pjesëmarrjen e tij në konferencë, Kryediplomati Cakaj u shpreh se ju vu theksi dy çështjeve tepër të rëndësishme.

Pages

Postal Address

Embasy of Albania
Str.Duiliu Zamfirescu no.7,
Sector1 , Bucuresti

Tel / Fax

Tel.: +40212119829
Fax.: +40212108039
Numri i emergjences: +40756127787

E-MAIL

embassy.bucharest@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Thursday
09:00 - 17:00

Friday
09:00 - 14:00