Ambasadorja Enkeleda Baduni Merkuri u prit në një takim nga Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Rumanisë z. Mihai Daraban, me fokus nxitjen e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe. Gjatë bashkëbisedimit u ndanë vlerësime për mundësitë dhe hapësirat e shumta që të dy vendet tona ofrojnë për forcimin e zgjerimin e shkëmbimeve ekonomike e atyre tregtare, ku padyshim Dhoma Rumune e Tregtisë dhe Industrisë, mund të luajë një rol të rëndësishëm për të inkurajuar në këtë drejtim komunitetet e biznesit të të dy vendeve tona.
Newsroom
Ambasadorja Enkeleda Mërkuri u prit në një takim nga Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Rumanisë, z. Mihai Daraban