Bashkëpunimi dypalësh me Federatën Ruse
Bashkëpunimi dypalësh me Federatën Ruse përfshirë edhe në fushën e investimeve aktualisht është në nivelin e tij më të ulët. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e politikës dhe agresionit të Federatës Ruse ndaj sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës, pas të cilit, Shqipëria dënoi me forcë këtë sulm ushtarak krejtësisht të pajustifikuar dhe të paprovokuar si një akt që dhunon paqen, sigurinë dhe rendin ndërkombëtar dhe në unison të plotë me politikën dhe qendrimet e aleatëve dhe partnerëve tanë strategjikë, BE dhe NATO, iu bashkua sanksioneve ndërkombëtare ndaj Rusisë. Për shkak të qëndrimit të saj në lidhje me agresionin rus kundër Ukrainës dhe solidaritetit me politikën e sanksioneve, Shqipëria, më 7 mars 2022, u përfshi në listën e vendeve jomiqësore nga Federata Ruse. Ndërkohë kanalet e komunikimit diplomatik dhe kontaktet me shoqërine civile vazhdojnë të jenë funksionale.