Ekspozita "Krishtlindjet në Kështjellën e Kalorësit"

 

1_28.jpg (1772×1181)

Shoqata Krijuese “Bashkimi i Kulturave”

me mbështetjen e

Muzeut Shtetëror të Pallatit Historik dhe Artistik “Gatçina”, pranë Shën Petërburgut, prezanton ekspozitën

"Krishtlindjet në Kështjellën e Kalorësit"

në kuadër të

  Festivalit II Ndërkombëtar “Dritat e Krishtlindjeve”

 

Ekspozita vjetore e Krishtlindjeve është një ngjarje kulturore, që bën të mundur njohjen nga një publik sa më i gjerë, pavarësisht moshës dhe përkatësisë fetare, të traditave shekullore të kremtimit të Lindjes së Krishtit. Hapja e ekspozitës përkoi me natën e Krishtlindjeve katolike dhe kremtimin e Krishtlindjeve më 24 dhjetor 2021.

Ekspozita e Krishtlindjeve i kushtohet kohës së kalorësve trima dhe është e rrethuar nga legjenda për zonjat e bukura, fushatat luftarake, gjuestinë e fajkonjve, guximin dhe fisnikërinë. Kjo është arsyeja pse organizatorët e ekspozitës donin të popullonin Kapelën e Pallatit të Priorit jo vetëm me personazhet tradicionale të historisë së Krishtlindjeve, por edhe me kalorësit që Pali I i admironte dhe i donte aq shumë.

Në sallë paraqitet një larmi zhanresh. Bëhet fjalë për plastikë në letër dhe pikturë, kukulla me firmë autori, vetrata dhe tapiceri - punë e artistëve nga Shën Petërburgu dhe rajoni i Leningradit, Moska dhe Tveri.

Për herë të parë në Rusi prezantohen punimet e një gruaje argjendare nga Shqipëria, Aurora Piranej, të kryera në teknikën e filigranit, me dashamirësi e prezantuar nga partneri i festivalit, “Fondacioni Ibrahim Kodra” nga Zvicra.

Këtë vit projekti është nën patronazhin kulturor të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse.

Shoqata krijuese “Bashkimi i Kulturave” ka bashkëpunuar me partnerë të huaj që nga viti 2010. Projekte të përbashkëta, shkëmbim ekspozitash dhe trajnime janë kryer me “Fondacionin Ibrahim Kodra”, me Muzeun Kombëtar të Lihtenshtejnit, me Festivalin e rikrijimit në miniaturë të Krishtlindjeve në Komo ( Itali), të cilat kanë si synim bashkimin e njerëzve të kombësive dhe feve të ndryshme në fushën e artit dhe kulturës, si dhe për të mbështetur bashkatdhetarët tanë jashtë vendit.

 

 

Adresa

Ambasada Shqiptare
119049, Ulica Mytnaja, dom 3,
kvartira 8 Moskva, Russia

Tel / Fax

Tel.: +7 495 982 38 52 (3)
Fax.:+7 495 982 38 54
Numri i emergjencës +7 929 968 05 38 (Vetëm për shtetasit shqiptarë)

E-MAIL

embassy.moscow@mfa.gov.al

Orari i pritjes së sektorit konsullor

E hënë- E premte
11:00 - 14:00