INFORMACION PËR SHTETASIT E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË TË CILËT NDODHEN NË FEDERATËN RUSE

INFORMACION PËR SHTETASIT E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË TË CILËT NDODHEN NË FEDERATËN RUSE

Situata aktuale tregon, se nuk ka baza reale për shqetësim për sigurinë në Moskë, Shën Petërburg, apo qytete të mëdha larg zonave të luftimeve, megjithatë ajo duhet parë në dinamikë dhe nuk mund të bëhen parashikime, sepse rrethanat ndryshojnë.

Numri i telefonit +7 929 968 05 38 është i përcaktuar vetëm për shtetasit shqiptarë, të cilët gjenden në situata emergjente, kur ka një kërcënim real për shëndetin, sigurinë dhe jetën e tyre (ose të një shtetasi tjetër shqiptar).

Për të kontaktuar me Ambasadën mund të përdorni adresën e postës elektronike: embassy.moscow@mfa.gov.al

Gjithashtu mund të na telefononi në numrat e telefonit +7 495 982 38 52 ose +7 495 982 38 53.

AEROPORTET

Agjencia Federale e Transportit Ajror të Federatës Ruse informon, se është vendosur regjimi i kufizimit të përkohshëm të fluturimeve drejt aeroporteve ruse në pjesën jugore dhe qendrore të Rusisë.

Fluturimet janë të kufizuara përkohësisht në aeroportet e mëposhtme: Anapa, Bjellgorod, Brjansk, Voronezh, Gelenxhik, Krasnodar, Kursk, Lipeck, Rostov mbi Don, Simferopol dhe Elista.

BILETAT E AVIONIT PËR KTHIMIN NË SHQIPËRI

Bileta mund të blihet në Shqipëri (ose nga një vend i tretë) me linjat e kompanive ajrore të cilat nuk i kanë ndaluar fluturimet me Rusinë.

MBI BLLOKIMIN E KARTAVE BANKARE TË HUAJA

Në datën 9 mars 2022 Banka Qendrore e Federatës Ruse ka vendosur me Urdhër procedurën e mëposhtme të transaksioneve me para në kesh (cash).

“Nga data 9 mars deri më datë 9 shtator 2022 të gjithë vlerat monetare të klientëve në llogaritë ose depozitat në valutë të huaj mbahen dhe llogariten në monedhën e depozitës. Klienti mund të tërheqë deri në 10.000 (dhjetë mijë) dollarë amerikanë kesh, kurse pjesën tjetër në rubla me kursin e tregut në ditën e tërheqjes

Gjatë kësaj periudhe, vlerat monetare do të jepen vetëm në dollarë amerikanë, pavarësisht nga monedha e llogarisë. Konvertimi i monedhave të tjera në dollarë amerikanë, do të bëhet me kursin e tregut në datën e dhënies së valutës”.

Pagesat mund të kryhen nëpërmjet kartave bankare ose llogarive bankare vendase. Mbi funksionimin e sistemit të transfertave, duke marrë parasysh, se rregullat ndryshojnë, sugjerojmë që t’i drejtoheni bankave dhe sistemeve të transfertave bankare.  

MBI FACEBOOK DHE TWITTER

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse informon, se Shërbimi Federal për Kontrollin në Sferën e Komunikacionit, Teknologjive të Informacionit dhe Komunikacionit Masiv (Roskomnadzor), ka bllokuar aksesin në rrjetet Facebook dhe Twitter në Federatën Ruse. Ambasada nuk ka mundësi të hyjë në profilet e saj në FB dhe Twitter.

Adresa

Ambasada Shqiptare
119049, Ulica Mytnaja, dom 3,
kvartira 8 Moskva, Russia

Tel / Fax

Tel.: +7 495 982 38 52 (3)
Fax.:+7 495 982 38 54
Numri i emergjencës +7 929 968 05 38 (Vetëm për shtetasit shqiptarë)

E-MAIL

embassy.moscow@mfa.gov.al

Orari i pritjes së sektorit konsullor

E hënë- E premte
11:00 - 14:00