Ambasadori Bardhyl Canaj u takua me Aleksandar Jakovljević, Drejtues i Bordit të Harvard Club of Serbia, në prag të vizitës në Shqipëri të rreth 50 studentëve dhe alumni-ve të Harvard University dhe Massachusetts Institute of Technology (MIT).
Studentët vijnë nga Azia, Afrika, Amerika e Veriut dhe e Jugut, si dhe nga vendet e Bashkimit Evropian.
Kjo është vizita e katërt që ky klub studentësh organizon në Shqipëri. Gjatë qëndrimit të tyre, delegacioni do të zhvillojë takime me Kryetarin e Kuvendit, Ministrin e Mbrojtjes, Ministren e Shtetit për Parlamentin, si dhe me përfaqësues të institucioneve të tjera dhe qarqeve akademike.
Programi përfshin gjithashtu vizita në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën, Vlorën, Shkodrën, Lezhën dhe Himarën, në kuadër të nismës “Balkan Track 4.0”.



